
Nga viti 2005 Klubi Qytetar Shqiptar ka punuar për të luftuar korrupsionin dhe për të përparuar të drejtat e njeriut, liritë civile dhe kulturën e shqiptarëve kudo në botë. Motoja e KQSH është “Corruptio Optimi Pessima” (Korrupsioni i më të mirëve është më i keqi), si një kujtesë që mbrojtja e të drejtave të njeriut është një betejë e në vazhdim që nuk ndalet kurrë.
KQSH u themelua në Tiranë nga një grup gazetarësh dhe intelektualësh, me qëllim mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe si një kontroll qytetar mbi qeverinë dhe veçanërisht policinë dhe organizatat e tjera të zbatimit të ligjit. KQSH është zyrtarisht i regjistruar edhe në Belgjikë.
Një fushë tjetër e rëndësishme e interesit të KQSH është mbështetja dhe shpërndarja e letërsisë dhe librave cilësorë shqip, përmes botimeve të tij, si Revista letrare, dhe mbështetja financiare e autorëve për botimet e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave intelektuale.
Për punën dhe aktivizmin e tyre, anëtarët e KQSH janë përndjekur dhe persekutuar shpesh në Shqipëri dhe vendet e tjera, por gjithmonë kanë ruajtur dinjitetin dhe kanë ruajtur parimet kryesore të së vërtetës dhe të drejtave të njeriut. Nëse ndiheni të persekutuar dhe të përndjekur për shkak të përkatësisë etnike, orientimit seksual, anëtarësimit në një organizatë politike ose civile, ose institucionet qeveritare neglizhojnë ose refuzojnë t’ju mbrojnë jetën dhe liritë, pavarësisht nga identiteti i persekutuesve, KQSH dëshiron të dëgjojë historinë tuaj dhe kur është e mundur të ndihmojë me këshillim, informacion dhe aksion qytetar.
Gjithkush, individ, organizatë ose entitet juridik, pavarësisht nga kombësia dhe vendbanimi, mund anëtarësohet në KQSH. Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni Anëtarësinë.