Anëtarësia

Gjithkush mund të anëtarësohet në KQSH, pavarësisht nga kombësia apo vendi ku jeton. Anëtarësia jep akses në resurset dhe lidhjet e KQSH, duke siguruar ndërtimin e marrëdhënieve të sigurta mes anëtarëve.

KQSH verifikon gjithë aplikimet për anëtarësi dhe jo gjithë aplikimet janë të suksesshme. Çdo aplikim shoqërohet me dokumentacion dhe është subjekt i verifikimit të identitetit. Njëjtë është procedura edhe për organizatat dhe institucionet.

Ka 3 kategori anëtarësie:

  1. Anëtar i Asociuar. Kjo është kategoria iniciale për gjithë aplikantët. Jep akses në informacionet bazë dhe ftesa në shumicën e aktiviteteve të KQSH. Për Anëtarët e Asociuar nuk ka pagesë kuotash vjetore.
  2. Anëtar. Një anëtar ka akses në rrjetin social, legal dhe këshilltarët e biznesit të KQSH. si dhe përfitim nga rekomandimet dhe prezantimi me anëtarë të tjerë që bien dakord të lidhen shoqrisht apo në fushën e biznesit. Kuotat vjetore: Individ 50€ dhe Organizatë/Institucion 200€.
  3. Anëtar Votues. Çdo anëtar bëhet Anëtar Votues pas 5 vitesh anëtarësi të pandërprerë. Anëtari Votues merr pjesë në zgjedhje ose zgjidhet në Bordin e Këshilltarëve dhe Bordin e Drejtorëve.
Aplikacion për anëtarësim në KQSH

Kontaktoni KQSH-nw në mediat sociale.