Revista letrare

Revista letrare është botimi periodik letrar më i vjetër në Shqipëri. Numri i parë i Revistës letrare doli në Tiranë më 15 shkurt 1944, dhe u botua nën kujdesin e një grupi intelektualësh shqiptarë, shkrimtarë të viteve ‘1930: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Sterjo Spasse, Nexhat Hakiu, etj.

Nga viti 2008 Revista letrare botohet me mbështetjen e Klubit Qytetar Shqiptar.

Ky është një nga projektet tona më të rëndësishme dhe një mbështetje e madhe për shkrimtarët e poetët shqiptarë kudo në botë.

Revista Letrare në print mund të blihet në Amazon, RL Books dhe të gjithë shërbimet e tjera që shesin libra onlinë. Në tiranë mund ta gjeni në librari Albania.

Individët, organizatat dhe bizneset që duan të botojnë në faqet e Revistës apo të bashkëpunojnë për projekte duhet të kontaktojnë drejtpërdrejt redaksinë.

Revista letrare drejtohet nga Ornela Musabelliu (Botuese) dhe Arbër Ahmetaj (Kryeredaktor).